28 Prill 2024

Veriu, hiqen barrikadat edhe në Zupç

Prishtinë, 10 gusht - Serbët kanë hequr sot barrikadat edhe në Zupç, në drejtim të rrugës për në pikën kufitare të Bërnjakës.

Sllavisha Ristic, kryetar paralel i Zubin Potokut urdhëroi heqjen e barrikadave.

Bllokime, tani për tani ka vetëm në Rudarë, pranë Zvecanit, në rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviq.

Shtabet e krizave të katër komunave veriore do të vendosin ditët e ardhshme për barrikadat.

“Barrikadat në Rudare duhet të jenë gati në çdo moment qe mund të hapet zjarr ose nëse dikush tenton që të futet në veri\", thotë kryetari i Zvecanit, Dragisha Milloviç.

Milloviç bashkë me kryetarët e veriut, kanë shkuar të martën në orët e vona të natës në Rudare për të biseduar me përfaqësuesit serbë atje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)