04 Maj 2024

Veri, shpërthim të “Tre Rrokaqiejt”

Mitrovicë, 24 nëntor - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës, vonë pas mesnatete Tre Rokaqiejt . Disa makina janë dëmtuar, por dëme në njerëz nuk ka.

Siç bëhet e ditur shpërthimi ka plasur në lagjen e tre rrokaqiejve që banohet me shqiptarë, ndërsa janë dëmtuar vetëm disa makina.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti deklaroi se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të Fakultetit Ekonomik në lagjen tre rrokaqiejt në pjesën veriore.

“Deri tani nuk kemi të njohur motivin dhe të dyshuarit për këtë sulm me bombë. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Hetimet po vijojnë”, ka deklaruar Hoti, duke nënvizuar se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombe dore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)