05 Maj 2024

Vdes serbi Milan Gvero i akuzuar për krime në Bosnje

Beograd, 19 shkurt - Ka vdekur serbi i Bosnjes, gjenerali Milan Gvero, i cili është akuzuar për krime kundër njerzimit gjatë vitieve 1992-1995 në luftën në Bosnje.

Avokati Dragan Kërgoviç i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se Gvero vdiq në një spital të Beogradit në ditën e diel pas një amputimi në këmbë.

Gvero u konsiderua si një ndihmës i afërt me serbo – boshnjakun tjetër komandantin e ushtrisë serbe, Ratko Mlladiqin.

Gvero u dorëzua në vitin 2005 në Gjykatën Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi.

Në vitin 2010, ai u dënua me pesë vjet burg për krime lufte, duke përfshirë rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën forcat serbe vranë rreth 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)