27 Prill 2024

Vazhdon ulja e buxhetit ushtarak të SHBA-së

Washington, 22 korrik - Shefi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, bëri te ditur se vitin e ardhshëm do të ketë përsëri ulje të buxhetit ushtarak të Amerikës.

Chuck Hagel ka thënë se leja e detyrueshme për 20% të ushtarëve amerikanë, gjë e cila ka reduktuar dukshëm numrin e forcave civile të ushtrisë amerikane, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Ai duke ju drejtuar 300 punonjësve civilë të ushtrisë amerikane, ka thënë \" Ky është realiteti i Amerikës\".

Nëse Kongresi amerikan nuk arrin të gjejë një rrugëzgjidhje rreth uljes së buxhetit vitin e ardhshëm, do të vazhdojë procesi i shkurtimit të punonjësve tha në fjalën e tij shefi i DAM.

Plani për leje të detyrueshme ka prekur 650 punonjës profesionistë të DAM dhe këtej e tutje ushtarët që do të dërgohen në 18 zona të parapërcaktuara më herët nuk do të marrin pagë shtesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)