28 Prill 2024

Vazhdon gjykimi ndaj Mujës

Prizren, 15 gusht - Procesi gjyqësor ndaj Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të vazhdojë. Është paralajmëruar që ne seancën e sotme do të dëgjohen dëshmitarët.

Në seancën e djeshme Prokuroria ka prezantuar disa dokumente si prova kundër Mujës dhe të tjerëve, e në bazë të cilave ajo pretendon se zyrtarët komunalë dhe lideri i tyre kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Avokati Ruzhdi Berisha tha se bëhet fjalë për disa dokumente të marra nga organet komunale.

“Janë dokumente të cilat janë marrë nga organet komunale që janë përpiluar gjatë kohës së rregullimit të çështjes, ose të transferit të pasurisë ose lidhjes së kontratave të njërës apo tjetrës kompani me organet e komunës”, ka thënë tha Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)