14 Maj 2024

Vazhdon bllokada në kufirin e Maqedonisë me Kosovën

Bllacë, 12 shtator - Vazhdon bllokada tregtare e Kosovës për prodhime të Maqedonisë, që filloi të premten, ndërsa transportuesit nga "Makamtrans" tashmë ditën e tretë po e bllokojnë kufirin Kosovë - Maqedoni.

Bllokada në vendkalimet kufitare Bllacë dhe Jazhincë nga ana e transportuesve të Maqedonisë e ndërpreu qarkullimin për të gjitha llojet e automjeteve në të dy drejtimet.

Në Shkup sot pritet të mbahet një takim i nivelit të lartë midis Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës për tejkalimin e krizës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi sot do të mbërrijë në Shkup, në tentim për të tejkaluar krizën tregtare dhe të lëvizjes së lirë midis dy vendeve. Por, në faqen zyrtare të Qeverisë dhe agjencisë informative shtetërore nuk janë detaje mbi realizimin e kësaj vizite dhe agjendën e takimeve. Jozyrtarisht mësohet se Kuçi do të takohet me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski dhe ministrin e Ekonomisë, Valon Saraçini.

Kuçi do të vjen me propozime konkrete të miratuara edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për heqjen e embargos nga të dyja anët si dhe heqjen e taksës për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës, të aplikuar nga pala maqedonase.

Takimi i sotëm pritet t`i jap fund edhe bllokadës së vendosur nga transportuesit maqedonas në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë. Zëvendëskryeministri Kuçi një ditë para vizitës në Shkup, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Gruevski, duke e konsideruar si nacionalistin e fundit të mbetur në rajon.

“Gruevski është streha e fundit e nacionalistëve që kanë mbetur në rajon. Edhe ata në Beograd kanë ndryshuar. Dhe ne nuk guxojmë se çka bën Gruevski të dalim në BBC dhe CNN. Unë nuk dua të dal në televizion për këtë”, ka theksuar zëvendëskryeministri Kuçi.

Ndersa Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, dje e ftoi zëvendëskryeministren dhe ministren e Kosovës të Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila në tv duel të përbashkët, në të cilin do t'i përballin argumentet në interes të së vërtetës dhe tejkalimit të gjendjes së sapokrijuar ndërmjet dy shteteve.

"Edhe unë edhe Ju jemi dëshmitarë të një gjendje mjaft të pakëndshme në të cilën u gjendën vendet tona gjatë disa ditëve të fundit."

"Në opinionin e të dy vendeve qarkullojnë informata të ndryshme dhe ekzistojnë mendime të ndryshme rreth motiveve, shkaqeve, fakteve dhe argumenteve në të cilat bazohet gjendja aktuale."

"Kjo shkakton huti dhe nuk kontribuon për tejkalimin e situatave. Mendoj se qytetarëve ua kemi borxh të vërtetën. Për këtë arsye Ju ftoj dhe bëj thirrje për paraqitje të përbashkët televizive, që sot, ku para syve të opinionit do të mund t'i prezantoj argumentet tona, ndërkaq qytetarët të nxjerrin konkludim", theksoi Peshevski. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)