03 Maj 2024

Vazhdojnë kërkimet e mbetjeve mortore në Zhilivodë

Prishtinë, 17 korrik - Pas shuarjes së zjarrit që kishte kapluar këtyre ditëve fushëgropat e thëngjillit në të cilat janë duke u realizuar gërmimet vlerësuese në kërkim të mbetjeve mortore, sot kanë rifilluar punimet sipas planifikimeve të parapara nga ana e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe ekspertëve të EULEX-it, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

Lokacionin në të cilin janë duke u realizuar gërmimet vlerësuese në mënyrë profesionale nga ana e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në koordinim të ngushtë me ekspertët mjekoligjor, e ka vizituar edhe sot Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj.

Me këtë rast, Gjetaj, edhe njëherë krahas falënderimeve për pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të FSK-së, pjesëtarët e Policisë së Kosovës- Stacionit në Vushtrri dhe Njësitit të pjesëtarëve të shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, për intervenimin dhe punën e tyre në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjegjësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që gërmimet vlerësuese në kërkim të mbetjeve mortore në këtë lokacion të vazhdojnë deri në mbylljen zyrtare të rastit.

\"Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes mekanizmave të saj institucional dhe profesional i ka dhënë mbështetje fillimit dhe vazhdimit të punimeve në këtë lokacion që nga muaji gusht i vitit 2010.  dhe të gjitha kërkesat që janë paraqitur nga ana e ekspertëve vendor dhe të EULEX-it, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, gjatë zhvillimit të punimeve në këtë lokacion kanë pasur mbështetjen e pakursyer të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.\"

\"Edhe sot, ekspertët e EULEX-it dhe pjesëtarët e FSK-së, të angazhuar në këtë projekt, e kanë mbështetjen tonë dhe është e rëndësishme që dëmet e shkaktuara nga zjarri nuk janë duke penguar procesin gërmues’ – theksoi Gjetaj.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, sot ka pranuar edhe raportin përmbledhës mbi zhvillimet e fundit në fshatin Zhilivodë, nga ana e Stacionit Policor të Komunës së Vushtrrisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)