28 Prill 2024

Vazhdojnë hetimet për shpërthimet në Mitrovicë

Mitrovicë, 5 shtator - Zyrtarë të policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, kanë thënë se ende nuk ka asgjë të re në lidhje me hetimet për rastin e shpërthimit të raportuar në zonën e Zubin Potokut, e as për hedhjen e molotovit në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë, u shpreh se hetimet po vazhdojnë, por deri më tani nuk kanë sjell ndonjë rezultat.
 
Po ashtu, sipas tij, ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar për hedhjen e dy molotovëve në afërsi të “Tre Rrokaqiejve”, dhe as nuk dihen motivet e këtij akti që fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, përveç disa dëmeve të vogla materiale.

Ndërkohë, në fshatin Rudare të Komunës së Zveçanit, vazhdon të mbetet e bllokuar nga barrikadat e serbëve një pjesë e magjistrales dhe rrugët dytësore mbesin në tërësi të lira.

“Të dielën është hequr barrikada e serbëve në fshatin Banjskë, që çon për në pikën kufitare në Jarinjë, e cila ishte vendos për shkak të ndalimit të kamionëve me mallrave të kontrabanduara që të mos hyjnë në Kosovë, dhe situata e përgjithshme e sigurisë në rajon paraqitet relativisht e qetë”, u shpreh Hoti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)