18 Maj 2024

Vazhdojnë hetimet për rrëzimin e shtatores së Nënë Terezes

Mitrovicë, 20 janar - Situata e sigurisë gjatë javës së fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident që do të reflektohej në sigurinë e përgjithshme. Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit lokal për sigurinë publike.

Në takim u përmend rasti i rrëzimit të shtatores së Nënë Terezes që ka ndodhur të dielën gjatë natës. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, shprehu keqardhje për rastin që ka ndodhur dhe sqaroi se komuna do të merr masa për rregullimin e bazamentit të shtatores.

Në anën tjetër, Zenel Gjinovci nga Policia e Kosovës, duke folur për rrëzimin e shtatores së Nënë Terezes, tha se rasti u iniciua si dëmtim i monumenteve të mbrojtura nga shteti.

“Rasti është duke u hetuar, dyshimet e para sipas hetuesve janë se shtatorja ka mundur të rrëzohet vetë pasi që ka pasur një bazament shumë të dobët”.

Megjithatë ai tha se ende rasti është duke u hetuar dhe nuk ka ende ndonjë përfundim, por vetëm dyshime. Duke u ndërlidhur me situatën e sigurisë, ai tha se policia është e angazhuar 24 orë për të krijuar siguri të qytetarëve.

“Kemi konfiskuar 4 armë zjarri, 10 armë të ftohta thika, 2 armë kanë qenë të përfshira në dy raste të tentimvrasjes”.

                
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)