03 Maj 2024

Vazhdojnë hetimet për akuzat e Dick Martit

Bruksel, 19 korrik - Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi po heton akuzat për trafikim organesh, akuza këto të iniciuara nga rezoluta e Këshillit të Evropës të njohura më shumë si “akuzat e Dick Martyt”.

“Rezoluta e KiE-së është mbështetur në raportin e shkruar nga ish-senatori zviceran, Dick Marty, i cili kishte përfshirë edhe liderë politikë kosovarë në këtë çështje, shkruan “Zëri”.

Zëdhënësi i Task-Forcës speciale që është e vendosur në Bruksel, Juri Laas, ka thënë se në mesin e partnerëve të ndryshëm, më kryesori mbetet Gjykata e Hagës.

Ai këtë përgjigje e ka dhënë kur është pyetur nëse shefi i Task-Forcës, prokurori amerikan, John Clint Ëilliamson po i merr parasysh hetimet dhe raportet e kryera më parë për këtë çështje nga kjo gjykatë.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Gjykatën e Hagës (ICTY) dhe EULEX-in por Gjykata e Hagës mbetet partneri kryesor. Për këtë në fakt ne kemi një kornizë bashkëpunimi..”, ka sqaruar Laas.

Menjëherë pas bërjes publike të këtyre akuzave, Serbia ka bërë çmos që hetimin nëse gjatë dhe pas luftës Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë vrarë pengjet e luftës dhe organet janë shitur në tregun e zi ndërkombëtar, t`i bëjë Gjykata e Hagës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)