28 Prill 2024

Vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj në rastin Kleçka

Prishtinë, 15 qershor - Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar paraburgimin dhe masat e tjera kufizuese për të dyshuarit në rastin Kleçka.

Paraburgimi është vazhduar edhe për një muaj për pesë të dyshuar. Dy nga të dyshuarit do të qëndrojnë në arrest shtëpiak, dhe një i dyshuar tjetër do të duhet të lajmërohet në stacionin policor një herë në javë.

Ky vendim u është dërguar sot palëve dhe vlen deri me 15 korrik 2011.  

Ndërkohë, për të akuzuarit e tjerë të cilët gjenden në arrest shtëpiak, është kërkuar vazhdimi i kësaj mase.

Rasti Kleçka përfshin edhe dyshimet dhe akuzat ndaj deputetit Fatmir Limaj për krime lufte, por ndaj tij gjykata nuk mund të njoftojë masa të tilla përderisa atë e mbron mandati dhe imuniteti i deputetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)