04 Maj 2024

Ushtria shqiptare dhe FSK parakalojnë bashkë në Tiranë

Tiranë, 20 tetor - Në Bulevardin \"Dëshmorët e Kombit\" në Tiranë, për herë të parë do të shihet në parakalim përkrah Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë edhe një forcë tjetër.

Prej më shumë se një muaji 65 pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë grumbulluar në Istog, në kazermën që mban emrin \"Ushtarët e NATO-s\".

Çdo ditë, ata janë duke bërë përgatitjet për marshimin që do ta bëjnë për herë të parë, dhe atë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

\"Pjestarët që sapo kanë filluar të trajnohen në dy pjesë. Në pjesën fizike e cila do të ndihmojë shumë në qëndrueshmërinë e tyre gjatë trajnimit këtu dhe gjatë marshimit atje. Dhe, në perfeksionimin e lëvizjeve të drillit, lëvizjeve të rregulloreve rreshtore që ata të jenë sa më koherent me njëri-tjetrin dhe të kenë një kohezion të mirë gjatë marshimit\", raporton TCH.
Stërvitjet e këtij kuadrati të formuar enkas për 28 Nëntorin, do të vazhdojnë deri pak ditë para kësaj date.

Për pjestarët e FSK-së, të kuadratit për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të marrësh pjesë në marshimin për 100 vjetorin e shtetit shqiptar është krenari.

Në maj të këtij viti, ministri i mbrojtjes së Shqipërisë i pati bërë ftesë publike Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në paradën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për çfarë miratimi kishte ardhur menjëher

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)