02 Maj 2024

Ushtari gjerman tentoi dhunimin e kosovares në bazën “Film City”

Prishtinë, 20 mars - Një ushtar i KFOR-it gjerman në Kosovë është larguar nga shërbimi ushtarak pasi ndaj tij janë ngritur akuza për tentim dhunimi të një femre kosovare.

Siç informojnë mediat gjermane, ushtari akuzohet se me datën 8 Mars në bazën ushtarake “Film City” ka tentuar të dhunoj një punonjëse kosovare.

Oficierët ushtarak përgjegjës të KFOR-it gjerman kanë mbledhur faktet e duhura dhe kanë marrë vendimin që këtë paqëruajtës të shkarkojnë nga detyra dhe ndaj tij të ngritet akuzë para një Gjykate në Gjermani, informon agjencia e lajmeve INA.

Gjykata në Ellwangen ka nisur procesin kundër oficerit gjerman, ndaj të cilit është ngritur një akuzë për tentim për përdhunim sekusal ndaj një punonjëse kosovare  e cila shërbente si punëtore pranë  Bundeswehr-it gjerman në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)