05 Maj 2024

Urdhërohet paraburgim për të dyshuarit për krim të organizuar

Prishtinë, 9 gusht -  Gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it ka urdhëruar masën e paraburgimit për dy të dyshuar, dhe masën e arrestit shtëpiak për tetë të tjerë për një periudhë prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve për një rast të krimit të organizuar.

Që të gjithë të akuzuarit janë nën hetime për vepra penale të krimit të organizuar dhe trafikimit me njerëz.

Rasti ka të bëj me trafikimin e pretenduar të grave nga Moldavia të cilat ishin të punësuara si kameriere në një numër kafenesh në rajonin e Gjakovës, por që ishin të detyruara të kryejnë marrëdhënie seksuale me klientë që paguanin.

Në mesin e atë akuzuarve janë pronarët/menaxherët e kafeneve, një pronar hoteli dhe dy zyrtarë për të cilët thuhet të kenë ndihmuar në marrjen e lejeve për të legjitimuar qëndrimin e këtyre grave në Kosovë.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror vendës nga Zyra e Prokurorit Special të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)