28 Prill 2024

UNMIK-u dështoi me krimet e pasluftës

Prishtinë, 11 mars - Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) do të duhet të kërkojë falje, të bëjë dëmshpërblime morale e materiale si dhe të nisë programe të ndryshme kompensimi për familjarët e viktimave të pasluftës.

Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar se ky mision ka dështuar në adresimin e rasteve të vrasjeve dhe rrëmbimeve të pasluftës, raporton “Tribuna”.

Vendimi që paneli ka marrë në dhjetor të vitit të kaluar, por është komunikuar para pak ditësh, është i pari i tillë.

Në të paneli ka shqyrtuar ankesën e një qytetareje të Kosovës, që është ankuar se djali dhe bashkëshorti i janë rrëmbyer në vitin 2000. Ankuesja ka pretenduar se misioni i UNMIK-ut nuk i ka kryer hetimet e duhura, derisa paneli ka pranuar ankesën.

Paneli ka vendosur që në të ardhmen të shqyrtojë edhe rreth 250 ankesa tjera të ngjashme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)