16 Maj 2024

UNDP organizon konferencën mbi drejtësinë tranzicionale

Prishtinë, 10 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit Avancimi i Drejtësisë Gjinore organizon konferencën dy-ditore mbi drejtësinë tranzicionale.

Konferenca shihet si një element thelbësor për të rritur njohuritë, dialogun, qasjen në informata për publikun, nivelin e arsimimit të komunitetit ligjor në fushën e drejtësisë tranzicionale.

Edhe pse Kosova ka kaluar nëpër një periudhë të ndryshimit politik dhe përparimit ekonomik gjatë 14 viteve të fundit, ajo ende përballet me pengesa të konsiderueshme në përpjekje për t\'u angazhuar me të kaluarën.

 Derisa kosovarët janë duke punuar me zell për të kapërcyer pengesat e kaluara dhe të ndërtojnë një të ardhme të re drejt perspektivës evropiane, ata gjithashtu kanë nevojë që të kryejnë një proces të plotë të ballafaqimit me të kaluarën dhe të ndërtojnë pajtimin mes të gjitha komuniteteve.

Një nga detyrat e përcaktuara sfiduese përpara procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian është sigurisht vendosja e paqes nëpërmjet një procesi të drejtësisë tranzicionale.

Konferenca do të sjellë së bashku aktorët relevant të drejtësisë tranzicionale nga Kosova, si dhe ekspertë me përvojë dhe praktikues ndërkombëtarë.

Qëllimi i saj është që të ofrojë një diskutim gjithëpërfshirës mbi drejtësinë tranzicionale, i cili synon të rrisë dhe të përmirësojë njohuritë dhe informacionin për komunitetin publik dhe ligjor, si dhe për agjencitë përkatëse dhe organizatat e shoqërisë civile që merren me drejtësinë tranzicionale.

Diskutimet në këtë konferencë dy-ditore përfshijnë tema mbi shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar në të kaluarën në Kosovë. Gjithashtu do të diskutohet edhe rreth qasjeve rajonale dhe ndërkombëtare mbi elementet e drejtësisë tranzicionale si: e vërteta, drejtësia, dëmshpërblimet dhe parandalimi i rishfaqjes së dhunës.

Pas konferencës, do të fillojë zbatimin projekti i përbashkët i UNDP/OHCHR-së “Përkrahja Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë” që do të mbështesë dhe lehtësojë procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë, do të përkrahë procesin e hartimit të një Strategjie Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, dhe do të ofrojë mbështetje logjistike dhe thelbësore për Sekretariatin që i shërben Grupi Punues Ndërministror mbi Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)