29 Prill 2024

Turqia ofron mbështetje për sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 2 tetor - Zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli ka pritur sot delegacionin e Akademisë së Drejtësisë nga Republika e Turqisë të kryesuar nga Hyseyin Eken, që po qëndron në vizitë disa ditëshe në Kosovë.

Zëvendësministri Xhemajli vlerësoi lartë bashkëpunimin me Republikën e Turqisë në të gjitha fushat e veçanërisht në fushën e drejtësisë. Në këtë drejtim, ai falënderoi përfaqësuesit e Akademisë për mbështetjen që po i ofrojnë Institutit Gjyqësor të Kosovës si dhe në përgjithësi sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit Zëvendësministri Xhemajli deklaroj që “Ministria e Drejtësisë është duke punuar vazhdimisht në reformimin e arsimimit ligjor në Kosovë që do të jetësohet përmes iniciativës për krijimin e Akademisë së Drejtësisë. Me këtë iniciativë ligjore, përveç tjerash, synohet përgatitja sa më cilësore e kuadrove të reja që do të bëhen pjesë e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.”

Në anën tjetër, kryesuesi i delegacionit të Akademisë së Drejtësisë në Turqi, Hyseyin Eken, deklaroj që “Turqia mirëpret bashkëpunimin ndërmjet këtyre institucioneve dhe se do të vazhdoj të ofroj përkrahjen profesionale për sistemin e drejtësisë në Kosovë duke pasur parasysh përvojën shumë-vjeçare të shtetit tonë në këtë fushë.”

Në këtë takim, i cili u karakterizua nga një frymë shumë miqësore dhe bashkëpunuese, të dyja palët u pajtuan për zhvillimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë të të dyja vendeve si dhe që diskutimet për fushat e reja dhe konkrete të bashkëpunimit të vazhdojnë përmes komunikimit të vazhdueshëm.

Krejt në fund, palët sërish shprehen mirënjohjen e anasjelltë për institucionet që përfaqësojnë si dhe shkëmbyen dhurata institucionale të rastit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)