19 Maj 2024

Turqia blen 109 helikopter nga Amerika

Ankara, 22 shkurt - Kryeministri i Turqisë ka njoftuar se Ankara ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 35 miliard dollarë me kompaninë amerikane “Sikorsky” për blerjen e 109 helikopterëve.

Agjencia franceze e lajmeve duke cituar kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, njoftoi se këta helikopterë do të përdoren për kryerjen e disa funksioneve të ndryshme.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane në Ankara të premten duke konfirmuar këtë lajm, deklaroi se qeveria amerikane mbështet programin e Ankarasë për blerjen e helikopterëve me funksione të ndryshme ushtarake dhe civile nga kompania “Sikorsky”. Kompania në fjalë është një prej kompanive të mëdha për prodhimin e helikopterëve në Amerikë e cila është themeluar në vitin 1925.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)