14 Maj 2024

Trupi i pajetë i pjesëtarit të EULEX-it kthehet në Lituani

Prishtinë, 25 shtator - Trupi i pajetë i pjesëtarit lituanez të EULEX-it, i cili është vrarë javën e kaluar në rajonin e Zveçanit, do të dërgohet sot për në atdhe.

Misioni evropian për sundim të ligjit ka njoftuar përmes një komunikate për media se “mbetjet mortore të Audrius Šenavičius do të kthehen në Lituani me një aeroplan ushtarak”.

Në ceremoninë e lamtumirës, e cila do të mbahet në Aeropotin e Prishtinës, do të mbajnë fjalime presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, si dhe zyrtarë të Lituanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)