Trupat austriake nesër zbarkojnë në Kosovë

Prishtinë, 26 prill - Grupi i parë i ushtarëve austriak nga Forcat rezerve operative që ka kërkuar KFOR për përforcim nesër do të zbarkojë në Kosovë.
Mihael Bauer, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se kontigjenti përbëhet prej 125 ushtarëve, që do të mbështesin forcat e KFOR-it.
Misioni i tyre nis nga 1 maji, ndërsa ato do të qëndrojë për rreth tetë javë, por kohëzgjatja e pranisë së tyre do të vlerësohet në të ardhmen e afërt, varësisht nga situata e sigurisë.
Komandanti i KFOR, gjenerali Erhard Drevs ka kërkuar përforcimet për shkak të zgjedhjeve serbe dhe tensioneve të fundit në veriun e Kosovës.
Forcat shtesë austriake dhe ato gjermane që mbërritën dje në Kosovë do të rrisin praninë e KFOR-it në 6200 ushtarë nga 29 shtete të botës. (INA)