05 Maj 2024

Tribunali si Task-Forca Speciale për Hetime

Prishtinë, 28 mars - Ekipi që merret me përgatitjen e Trubunalit që do të gjykojë krimet e luftës në Kosovë, të cilat raportohen në raportin e Dick Martyt, po zhvillon disa takime në kryeqytet evropiane, në mënyrë që të qartësohen edhe disa çështje lidhur me këtë gjtkatë.

Pas diskutimeve të kësaj jave, autoritetet evropiane do të kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të votojnë krijimin e gjykatës në një votim që do të shkonte në pako me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Gjykata Speciale do të jetë mekanizëm ndërkombëtar i ngjashëm me prokurorinë që ka hetuar dyshimet e Dick Martyt, e që është Task-Forca Speciale për Hetime.

Kjo Task-Forcë ka qenë “pro forma” nën ombrellën e EULEX-it por ka pasur selinë në Bruksel. Në të njëjtën formë do të veprohet edhe me Gjykatën Speciale.

“Gjykata Speciale është vazhdim i punës së Task-Forcës, d.m.th. një prokurorie që ka ekzistuar tani po i krijohet gjykata”, i ka thënë gazetës Tribuna një burim i afërt me ekipin që po përgatit krijimin e gjykatës së shumë përfolur.

Pas diskutimeve në kryeqytetet evropiane, autoritetet evropiane do të kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të votojnë krijimin e gjykatës në një votim që do të shkonte në pako me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Shumë nga liderët e politikës Kosovare nuk preferojnë të falsin për krijimin e Tribunalit, ndërsa gjatë ditës së djeshme kryetari i AAK, Ramush Haradinaj është shprehur se Tribunali për krime lute në Kosovë do të krijohet brenda muajit prill.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)