03 Maj 2024

Tre serb dënohen për trazirat e vitit 2008 në Gjykatën e Mitrovicës

Prishtinë, 28 mars - Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë i ka dënuar tre nga gjashtë personat që po gjykoheshin për sulm të kundërligjshëm në objektin e gjykatës në veri të Mitrovicës më 17 mars 2008.

I akuzuari Marijan Ilincic u shpall fajtor për disa nga pikat e akuzës dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej një viti e dhjetë muaj burgim.   

I akuzuari Zoran Cavic u shpall fajtor për disa nga pikat e akuzës dhe u dënua me nëntë muaj burgim. Ky dënim është me kusht për një vit.

I akuzuari Dragan Milojevic u shpall fajtor për disa nga pikat e akuzës dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej një viti e gjashtë muaj burgim.

Të pandehurit Miodrag Ralic, Avni Krasniqi dhe Nebojsa Jovic u liruan nga të gjitha akuzat.

Rasti ka të bëjë me trazirat e muajit mars 2008 kur gjykata në veri të Mitrovicës ishte sulmuar në mënyrë të kundërligjshme nga një numër i madh njerëzish duke shkaktuar vdekjen e një polici ndërkombëtar nga Ukraina.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)