18 Maj 2024

Trajtim korrekt për zyrtarët e arrestuar të komunës së Prishtinës!

Prishtinë, 3 prill - Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan sot Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se në komunën e Prishtinës janë arrestuar 10 zyrtarë komunal.

Të  gjithë të intervistuarit deklaruan se nuk kanë pasur vërejtje në trajtimin e tyre gjatë arrestimit dhe se Policia e Kosovës ka pasur sjellje korrekte. Ata janë njoftuar me të gjitha të drejtat që ju takojnë dhe ndaj tyre nuk ka pasur përdorim të forcës , fyerje apo kërcënim.

Të ndaluarit kanë angazhuar mbrojtës që i kanë zgjedhur vet. Gjithashtu, ata deklaruan se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit sjellja e  zyrtarëve policorë dhe oficerëve është korrekte dhe nuk kanë vërejtje.
Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se edhe gjatë bastisjes, arrestimit, bartjes si dhe gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)