27 Prill 2024

Trafiku i organeve, Del Ponte nuk është ftuar në hetimet

Bern, 14 qershor - Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, deklaron se nuk është kontaktuar në lidhuje me formimin e ekipit të ri nën ombrellën e EULEX-it i cili do të hetojë akuzat për trafikim organesh në Kosovë.

Sipas gazetës beogradase Blic, Del Ponte ka qenë e befasuar nga informacioni për formimin e ekipit dhe konkursit për përzgjedhjen e ekipit të ri të përbërë prej 7 anëtarësh.

“Për këtë nuk di asgjë, por duhet të presim që të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Del Ponte, duke shtuar se ajo është vazhdimisht e gatshme të marrë përsipër hetimin.

Gazeta pohon se jozyrtarisht ka marrë vesh se konkursi për zgjedhjen e ekipit 7-anëtarësh është mbyllur, dhe gjatë kësaj javë do të dihen emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhet të hetojnë sistemin e rrëmbimeve, vrasjeve dhe të trafikimit të organeve.

Ekipi i ri i prokurorëve dhe i gjyqtarëve, shkruan “Blic”, do t`i bashkëngjitet ekipit tashmë të formuar të EULEX-it, i cili që prej janarit po zbaton një hetim paraprak.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudelevic, ka deklaruar se procesi do të zhvillohet nën juridiksionin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, për shkak se Brukseli nuk mund të ketë juridiksion në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)