27 Prill 2024

Tolaj hedh poshtë akuzat e prokurorisë

Prishtinë, 22 gusht - Gjyqi ndaj Bukoshit dhe Tolaj ka vijuar edhe ditën e sotme, ku në seancën e radhës është bërër paraqitja e mbrojtjes së Ilir Tolajt, ku avokati i tij Bajram Tmava ka specifikuar disa shkelje të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës nga prokurorja e EULEX-it.

Tmava i është referuar dhënies së urdhrit nga prokurorja për bastisjen në Burgun e Dubravës, ku po qëndronte Ilir Tolaj.

Tmava ka thënë se urdhri është dhënë vetëm në formën verbale dhe jo me shkrim zyrtar. 

Më tej avokati Tmava është përqendruar në përgjimin e sms-ve të Tolajt, për të cilët sms ka thënë se të gjitha kanë pasur përmbajtje private dhe s’kanë pasur të bënin me veprimet inkriminuese të Tolajt.

Tmava ka kërkuar që këto prova të hidhen poshtë në bazë të nenit 153 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës pasi që provat janë marr në formë të kundërligjshme, kurse vet i pandehuri, Ilir Tolaj ka thënë se sa i përket kompetencave të tij nuk ka qenë përgjegjës për tender, emërimin e komisioneve vlerësuese, mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)