06 Maj 2024

Thellohet bashkëpunim mes FSK dhe Gardës së Ajovës

Prishtinë, 20 shkurt - Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot, për një vizitë pune ka qëndruar një delegacion i lartë i Gardës Kombëtare të Ajovës, të prirë nga komandanti i saj, gjeneralmajor Timothy Orr.

Delegacioni u prit nga zëvendësministri Shemsi Veseli ku merrnin pjesë edhe Bejtush Gashi, zëvendësministër, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati,  zëvendës komandanti i FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama, gjeneralbrigade Zymer Halimi, major Hoxha, etj.  

Me këtë rast, zëvendësministri Shemsi Veseli e ka falënderuar gjeneralin Orr, për të gjitha angazhimet që po bënë SHBA-ja përmes bashkëpunimit intensiv  për Kosovën dhe FSK-në, si dhe e ka njoftuar për zhvillimet e fundit të FSK-së.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Operacione gjeneralbrigade Zymer Halimi, përmes një informimi,  prezantoi para të pranishmëve, punën e bërë, deri me tani të FSK-së, në shkollimin, trajnimet dhe  ngritjen profesionale të FSK-së.

Gjeneral Halimi të pranishmit i njoftoi edhe për   dokumentacionet që kanë të bëjnë me çështjen e dërgimit të trupave jashtë vendit dhe gatishmërinë operacionale.            

Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneralmajori Timothy Orr, ka shprehur admirimin e veçantë për arritjet profesionale dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha të përbashkëta, me theks të veçantë, në fushën e trajnimeve, ushtrimeve me ekipe mobile trajnime në fushën e komunikimit dhe shkollimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)