19 Maj 2024

Thaqi shpalos idenë për Forcat e Armatosura të Kosovës

Prishtinë, 21 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot, për një vizitë pune në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), ku u prit nga stafi i lartë i FSK-së, ministri Agim Çeku, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendës ministrat Muhamet Latifi e Bejtush Gashi, si dhe gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Më këtë rast Kryeministri Thaçi, mbajti një fjalim para të pranishmëve të cilëve ju kumtoj edhe njëherë lajmin se së shpejti Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë emërtim dhe organizim të ri - Forca të Armatosura të Kosovës.

Sipas tij Republika e Kosovës, çdo ditë e më shumë po konsolidohet në të gjitha fushat shtetformuese. Themelimi  i ministrisë së Mbrojtjes dhe krijimi i Forcave të Armatosura, janë segemnentet përmbyllëse të institucioneve që e rrumbullakojnë shtetësinë e Kosovës.

"Ju keni kaluar nëpër disa faza shumë të rëndësishme, gjithnjë duke ruajtur kontinuitetin, qëllimin dhe arritjet strategjike në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe mbrojtjes së vendit tonë, kKeni dhënë kontribut të vlerësuar dhe të pranuar botërisht në kuadër të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertët e shteteve mike të Kosovës, me ekspertët e NATO-s dhe të KFOR-it", ka theksuar ai.

Sipas tij institucioni që përfaqësoni ju, është treguesi më i mirë i forcimit dhe i konsolidimit të shtetit tonë të ri. Prandaj e themi me krenari se Forca e Sigurisë së Kosovës, është vërtetë një storie e suksesshme e ndërtimit dhe ngritjes së një institucioni të Republikës së Kosovës.

Ai ka deklaruar se shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, gjashtë vjet më parë, krijoj kushte që TMK-ja të hyjë në një fazë të re. Që nga janari i vitit 2009, Forca e Sigurisë së Kosovë u themelua si Forcë e Sigurisë profesionale, e armatosur lehtë, e uniformuar dhe me përbërje multietnike.

Sipas tij zhvillimi, strukturimi dhe organizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës që prej fillimit,  është bazuar në praktikat më të mira të shteteve të demokracisë së zhvilluar.

"Forcat e Armatosura të Kosovës, do  t’i kenë të gjitha kapacitetet e mbrojtjes dhe do të ketë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re. Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen ashtu siç janë ta gatshme dhe të afta të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e nevojshme dhe të domosdoshme, Forcat e Armatosura të Kosovës, do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, qytetarët e saj dhe pronën e tyre", ka pohuar ai.

Ndërsa ministri i FSK-së, Agim Çeku tha se arsyeja e vizitës së Kryeministrit është që së bashku me ne të ndajë vizionin e tij, projektin e tij, e që në manifestimin qendror të 17 Shkurtit, në përvjetorin e pavarësisë e dha një lajm të mirë, shumë të pritur për Kosovën, një lajm ku përfundimisht po përmbushen pritjet e ushtarëve të Kosovës, ku po përmbushet e drejta legjitime e Republikës së Kosovës për të pasur Ushtrinë e vetë dhe po realizohet ëndrra e çdo qytetari të Kosovës.

Në fund, ministri Çeku premtoi se FSK-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen të punojë me përkushtim.

“Deri sa të zgjedhjet ligjit i ri në Parlament, ne do të vazhdojmë punën edhe gjatë këtij mandati me përkushtim të njëjtë, me entuziazëm të njëjtë, dhe me një optimizëm të madh”.
 
Në fund, kryeministri së bashku me ushtarë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, drekuan në Kuzhinën e FSK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)