03 Maj 2024

Tërnava dënon përdhosjen e varrezave hebraike

Prishtinë, 2 dhjetor - I pari i muslimanëve të vendit, Naim Tërnava ka dënuar fuqishëm aktin e përdhosjes së varrezave hebraike në Velani të Prishtinës.



“Është e ditur botërisht se hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndjekjeve të nazisteve, gjetën mbrojtje, përkrahje dhe strehim gjithandej ndër shqiptarët. Të parët tanë e bënë këtë vepër humane  e njerëzore, madje duke rrezikuar edhe veten e tyre. Populli ynë po ashtu ka ruajtur dhe trajtuar me dinjitet ndër dekada këto varreza si dëshmi e një realiteti historik dhe e një periudhe ndër më të errëtat të njerëzimit.

Përdhosja, dhunimi dhe atakimi i varrezave, përveçse është i dënueshëm sipas parimeve fetare, nuk ka të bëjë as me traditën e popullit të Kosovë.”, ka thënë Tërnava në një reagim.

Ai ka kërkuar nga organet përgjegjëse që sa më parë të gjejnë autorët e këtij akti brutal dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)