04 Maj 2024

Tërmet i vogël në veri të Kosovës

Prishtinë, 16 shtator - Një tërmet me 2.3 ballë të Rihterit ka goditur sot në mëngjes rrethinën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, por nuk ka pasur dëme materiale e as viktime në njerëz.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve serbe “Tanjug”, e cila, sipas Institutit sizmologjik të Serbisë konfirmon se tërmeti ka ndodhur në orën 9:17 . Një tërmet i kësaj fuqie nuk sjellë dëme të mëdha.

Tërmeti i fundit i fuqishëm në vendit tonë, fuqia e së cilit ka qenë 5 ballë të Rihterit, me epiqendër në Istog, ka ndodhur më 10 mars të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)