05 Maj 2024

Tensione në veri

Mitrovicë, 19 shkurt - Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës është jostabile, për shkak të incidenteve të shpeshtuara gjatë ditëve të fundit.

Kështu u vlerësua të martën në takimin e Komitetit të Sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se shpërthimet janë duke e mbajtur situatën të tensionuar. 

“Shpesh po dëgjohen përfaqësuesit e strukturave ilegale duke fajësuar shqiptarët, mirëpo kjo po demantohet nga faktet në terren. Strukturat paralele dhe MUP- i duke qenë se po u ngushtohet hapësira e veprimit janë duke tentuar që të destabilizojnë situatën”.

Ndërsa, kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se është moment kritik, meqë po bisedohet për shpërbërjen e strukturave paralele dhe kriminale në veri.

“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të koordinuar në mënyrë që situata të mos del jashtë kontrollit, duke pasur parasysh se strukturat ilegale do të provojnë të krijojnë probleme”.

Në anën tjetër, ai shfaqi kënaqësinë që aktivitetet për festimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në jug të qytetit kanë kaluar mirë dhe pa asnjë problem. “Ka pasur shumë aktivitete dhe të gjitha kanë kaluar qetë”.   

Zyrtarët e EULEX-it, thanë se pas incidenteve të fundit i kanë rritur masat e sigurisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)