28 Prill 2024

Tension në veri, serbët bllokojnë mjetet e EULEX-it dhe policisë

Mitrovicë, 11 mars - Serbët e veriut të Kosovës kanë ndaluar sot në mëngjes në Rudare automjetet e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, të cilat  ishin nisur drejt vendkalimit kufitar në Jarinjë, njoftojnë mediat nga Beogradi.

Sipas tyre, pas një ndalese të shkurtër, kolona e automjeteve është kthyer në pjesën jugore të Mitrovicës.

Serbët nga kjo pjesë problematike e Kosovës po qëndrojnë në këtë rrugë magjistrale që të çon në Jarinje, pasi kundërshtojnë vendosjen e kufirit me Serbinë.

Ata gjithashtu nuk pranojnë të paguajnë doganën në shtetin e Kosovës të cilin nuk e njohin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)