04 Maj 2024

Të shtënat me armë shqetësojnë banorët e veriut

Mitrovicë, 21 nëntor - Situata e sigurisë gjatë 10 ditëve të fundit në veri ka qenë e qetë. Kështu  vlerësuan të hënën përfaqësuesit e strukturave të pushtetit lokal dhe strukturave të sigurisë në Mitrovicës në takimin e Komitetit për siguri publike që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme të sigurisë. Ai përmendi një protestë që është mbajtur në veri nga serbët pas vrasjes një qytetari, por që ka kaluar e qetë dhe pa probleme.

Në anën tjetër, tha se problem mbeten barrikadat e vendosura në rrugët magjistrale të veriut nga grupet serbe dhe strukturat paralele që veprojnë atje. “Barrikadat janë duke krijuar probleme për jetën normale të qytetarëve, andaj duhet të veprohet që sa më parë të largohen”.

Drejtori Bala, theksoi se gjatë dy netëve të fundit në lagjet me popullatë të përzier në veri ka pasur të shtëna me armë që kanë shqetësuar popullatën. “Qytetarët e veriut, ata të “Tre rrokaqiejve” dhe ata të “Lagjes së Boshnjakëve”, kanë deklaruar se kanë parë një person duke shtënë me kallashnikov dhe mandej duke ikur me një automjet”.

Tha se këto veprime bëhen me qëllim të frikësimit të popullatës, andaj strukturat e sigurisë duhet që të shtojnë masat e sigurisë. “Duhet të veprohet më kohë që të parandalohen grupet kriminale që të frikësojnë popullatën”.

Ai përshëndeti hapin e ndërmarrë nga Policia rajonale për hapjen e një nënstacioni policor
në Kroin e Vitakut. “Është ky një hap i  mirë, meqë do të ndikoj pozitivisht në shtimin e sigurisë atje. Kjo ka qenë edhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të asaj lagjeje”.

Lidhur me hapjen e këtij nënstacioni policor, komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se ky vendim është ndërmarrë nga drejtoria rajonale e policisë. Ai sqaroi se në atë vend është vendosur një barakë (kontejner), për të siguruar kushte më të volitshme për punë për zyrtarët policor. “Vendimi për vendosjen e kësaj pike statike, është bërë në parim me metodologjinë e re të punës në sektore”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)