29 Prill 2024

“Të pakënaqurit” marrin përgjegjësinë për shpërthimet

Prishtinë, 18 janar - Një organizatë, ose grup, i cili identifikon veten me “Të pakënaqurit”, përmes një porosie elektronike, që i arriti redaksisë së KTV pak çaste më parë, mori përgjegjësinë për djegien e tri veturave zyrtare në disa rrugë të Prishtinës.

Në njoftimin, të cilin KTV e publikon pa asnjë ndërhyrje gjuhësore, thuhet:

“mbram ne ora 11:45 i kemi kall 3 kerre te qeveris caku i sulmit nuk u kan naj ministri por qeverija e kosoves kerret me 3z jan sulmu per qita. mesazhin e sulmit e gjani ne nje paroll qi u shkru te minisrija e kultures (nmuri) tradhtart e qeveris po e dhajn veriun na jemi kunder dhe t\'mllefosun”.

Në anën tjeter zyratri për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci tha se Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse rasti i mbrëmshëm ka qenë shpërthim apo zjarrvënie.

“Të gjitha njësit e nevojshme të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke bërë hetimin me rastin. Po shqyrtojmë të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thaksoi Borovci.

Sa i përket një letre e cila ka arritur në media me anë të postes elektronike ku thuhet se veturat janë djegur nga “Të pakënaqurit” për shkak se janë të mllefosur, sepse siç thuhet në email “tradhtarët e Qeverisë po japin veriun”, Agron Borovci tha se Polica është duke punuar rreth ndriçimit të këtij rasti.

“Ne po punojmë për sqarimin e të gjitha rrethanave që mund të lidhen me këto raste”, theksoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)