28 Prill 2024

Të burgosurit në Dubravë paralajmërojnë protestë

Prishtinë, 11 mars - Këshilli Grevist i burgut të Dubraves paralajmëron grevë urie, duke mos përjashtuar eskalimin e situatës. E përgjegjësinë për këtë situate sipas të burgosurve e ka qeveria e Kosovës.

Të burgosurit e burgut të Dubravës ndjehen të diskrimunar dhe të nënçmuar si nga udhëheqësit aktual por edhe nga ata të mëhershmit.

“Ne si Këshill Grevist i burgut të Dubravës do të mbajmë grevë urie lidhur me çështjen e amnistisë, pasi që po amnistohen serbët në veri. Ne si Këshill Grevist kërkojmë nga qeveria e Republikës së Kosovës si dhe nga të gjitha institucionet përfshirë Presidenten, Parlamentin, Ministrinë e Drejtësisë dhe veçanërisht kryeministrin aktual që këtë çështje ta ketë parasysh”, ka thënë për Indeksonline kreu i Këshillit Grevist.

Sipas tyre derisa përparësi po u jepet serbëve të veriut, ndërsa ata po ndjehen të diskriminuar dhe të torturuar.

“Kërkojmë që mos të na lejoni të jetojmë të diskriminuar, të torturuar dhe të anashkaluar, ku dihet se kemi pas grevë urie paqësore. Kemi patur shumë premtime por asnjëherë nuk kemi arritur që ta gëzojmë të drejtën e amnistisë. Kemi marrë shumë premtime nga ish presidenti Fatmir Sejdiu, ish ministrja Nekibe Kelmendi, ish ministri Jonuz Salihaj, dhe nga zëvendës kryeministri dhe ministri aktual i drejtësisë Hajredin Kuqi”, ka shtuar kreu i Këshillit Grevist.

Sipas tyre është krejtësisht e paarsyeshme që të amnistohen kriminelet e veriut, të cilët para, gjatë dhe pas luftës kanë kryer krime brutale.

“Do të protestojmë me arsyetimin se nëse e shihni të arsyeshme të amnistoni kriminelët serb të veriut, të cilët para, gjatë dhe pas mbarimit të luftës kanë kryer krime brutale për të cilët flet edhe vet qeveria. Serbët kanë kryer krime të ndryshme, siç janë trazirat e marsit në vitin 2004, ku si pasojë pati viktima shqiptare, ndërkombëtare dhe serbe për të cilat foli gjithë bota mbarë. Këta kriminelë nuk e ndalen aktivitetin e tyre kriminal për asnjë çast”, theksoi kreu i Këshillit Grevist.

Sipas tij, serbët e veriut kohë pas kohë kanë dëshmuar kriminalitetin e tyre si me vrasjen e policit Enver Zymberi, pastaj barrikadimin e veriut si dhe djegjen e pikave kufitare si dhe dëbimin e shumë shqiptarëve nga veriu.

“ Serbët e veriut edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e dëshmuan përsëri kriminalitetin e tyre para gjithë botës si me vrasjen e policit Enver Zymberi të cilin presidentja aktuale Atifete Jahjaga e shpalli hero të Kosovës. Barrikaduan veriun e Kosovës, djegën pikat kufitare si dhe dëbuan shumë civile nga veriu i vendit. Serbët kanë kryer edhe shumë krime të tjera të cilët na nxisin dhe na krijojnë bindje se nuk mund ta gëzojmë në mënyrë paqësore të drejtën e amnistisë”, vlerëson Këshilli Grevist i burgut të Dubravës.

Këshilli Grevist i burgut të Dubravës, thekson se nuk marrin asnjë përgjegjësi sa i përket grevës dhe se nuk përjashtojnë as eskalimin e situatës gjatë kësaj 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)