19 Maj 2024

Takimet me veteranët e luftës të frytshme

Prishtinë, 13 shkurt - Pas vendimit të Këshillit Drejtues të OVL të UÇK-së me datë 21 dhjetor 2013, për takimet me veteranë, Kryesia e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në zbatim të këtij vendimi nga 7 janari e deri më 12 shkurt ka zhvilluar takimet me veteranë në komunat.

Besianë, Fushë Kosovë, Kastriot, Prishtinë, Lypjan, Artanë, Drenas, Klinë, Shtime, Pejë, Shtërpcë, Prizren, Gjakovë, Dardanë, Deçan, Viti, Gjilan, Burim, Rahovec, Therandë, Malishevë, Kaçanik, Han të Elezit, Skenderaj, Has, Sharr, Junik, Mitrovicë dhe Vushtrri. Me 12 shkurt u mbajt dhe takimi përmbyllës në Ferizaj që shënon përfundimin e këtij aktiviteti shumë me rëndësi për veteranët e luftës si dhe OVL të UÇK-së si organizatë përfaqësuese e tyre.

OVL të UÇK-së, ka bashkëbiseduar dhe është njoftuar për së afërmi me problemet e veteranëve të luftës, si dhe janë shkëmbyer ide për mënyrat e zgjidhjes së gjendjes aktuale ekonomiko-sociale të veteranëve të luftës, si dhe për shumë çështje të tjera me të cilat preokupohen veteranët.

Pjesëmarja në takime ishte masive, e mbi të gjitha veteranët konfirmuan mbështetjen e tyre pa rezervë për organet drejtuese të OVL të UÇK-së, në veprimet e mëtutjeshme.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)