04 Maj 2024

Syla: Dëshmitarët ia huqin me përshkrimin

Prishtinë, 23 dhjetor - Avokati, Mexhit Syla, shprehet i bindur se akuzat ndaj kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, për krime lufte janë të pabaza, të paargumentuara, si të tilla nuk paraqesin prova të mjaftueshme për të vazhduar hetimet.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është marrë në pyetje nga hetuesia e EULEX-it, ditë më parë nën dyshimet se ka shkelur kodet e luftës gjatë viteve 1998-1999.

Ai dyshohet se në atë kohë (1999), në Drenicë, u ka prerë flokët dhe buzët, të burgosurve të UÇK-së.

Sipas avokatit Syla, kryeparlamentari Krasniqi është marrë në pyetje nga EULEX-i, duke u bazuar në deklaratat e dy dëshmitarëve, argumentet e të cilëve janë krejtësisht të pabaza.

Në dëshmitë e tyre, prej 6 faqeve emri i Jakup Krasniqit përmendet vetëm në një rresht, ku njëri prej tyre e përshkruan atë si person të gjatë dhe me mjekër dhe që është prezantuar me emrin Jakup Krasniqi.

Syla tregon se njëri dëshmitar thotë se një person iu është prezantuar atyre me emrin Jakup Krasniqi dhe ai person ua ka rruar flokët me thikë të ushtrisë.

Ndërsa dëshmitari tjetër thotë se, “kur të burgosurit janë rrahur nga UÇK-ja, iu është thënë: “shkoni thuajuni shkijeve që unë jam Jakup Krasniqi”.

Pra janë vetëm këto deklarata ku përmendet emri i Krasniqit, në dëshmitë e tyre të përfshira në raport në 6 faqe, tregon Syla.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)