15 Maj 2024

Suspendohet polici që shkaktoi aksident në trafik

Prishtinë, 23 shtator - Të entjen rreth orës 16:30 ishte raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture zyrtare të PK-së të llojit Toyota në të cilën ndodheshin tre punonjës të Policisë së Kosovës dhe një veture civile të llojit Volkswagen në të cilën ndodheshin katër meshkuj dhe një femër.

Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në një rrugë në fshatin Peran të Podujevës ku si pasojë e lëndimeve  të rënda trupore nga ky aksident dy viktima meshkuj të cilët gjendeshin në veturën civile kanë ndërruar jetë kurse tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si dhe tre punonjësit e PK-së nga vetura zyrtare.

Bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), hetuesit nga departamenti i hetimeve të IPK-së menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar edhe me gjyqtarin e procedurës paraprake dhe  prokurorin kujdestar të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Inspektoratit bën të ditur se pasi që ka përfunduar këqyrja e vendit të ngjarjes, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim edhe me Prokurorin përgjegjës kanë ndërmarrë edhe një sërë masash duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve okular me qëllim të vërtetimit sa më të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike lidhur me këtë aksident.

Në kuadër të zbatimit të hetimit penal, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, drejtuesi i veturës zyrtare të Policisë së Kosovës, i përfshirë në këtë aksident trafiku, është suspenduar fillimisht për 48 orë e sot (23.09.2013) me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës të njëjtit i është vazhduar masa e suspendimit deri në një vendim tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)