07 Maj 2024

Suspendohen dy oficer të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 9 dhjetor - Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka suspenduar nga puna oficeret korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, S.B dhe B.S.

Të dy oficeret janë suspenduar nga puna me arsyen e lëshimeve në detyrat e punës, gjatë mbikëqyrjes se të burgosurve gjatë qëndrimit të tyre për shërim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë rast dhe për rastet tjera eventuale, SHKK-ja ka themeluar komisionin disiplinor, i cili komision do të shqyrtojë dhe do të merr masat për të gjithë shkelësit  e ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)