28 Prill 2024

Suspendohen dy hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës

Prishtinë, 19 korrik - Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, me vendim ka suspenduar me pagesë dy hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) pasi që veprimet e tyre kanë rënë ndesh me udhëzimet administrative që rregullojnë disiplinën në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Vendimi për suspendim bazohet në nenin 22 paragrafi 2 pika 2.2. të Udhëzimit Administrativ Nr. 13/MPB-2011, për përcaktimin e shkeljeve, masave disiplinore dhe procedurës disiplinore ndaj punonjësve të IPK-së.

Inspektorati Policor i Kosovës si agjenci ekzekutive mbikëqyrëse për Policinë e Kosovës, i garanton qytetarët e Republikës së Kosovës se në vazhdimësi do  të përmirësojë dhe fuqizojë mekanizmin e vet-kontrollit brenda organizatës.

Inspektorati Policor i Kosovës është i vetëdijshëm që për të realizuar misionin ligjor, punonjësit e IPK-së duhet  të karakterizohen nga integriteti dhe profesionalizmi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)