30 Prill 2024

Sulmohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Prishtinë, 15 tetor - Sot, në orën 8:00 të mëngjesit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga zyrtari i ministrisë është vërejtur një mjet shpërthyes, ku më pas policia ka vërtetuar se është fjala për granatë dore i cili u demolua në orën 9:30. Fatmirësisht nga ky akt nuk ka pasur lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë reagon ndaj këtij sulmi i cili jep imazh të keq për gjithë Kosovën.

Aq më tepër kur ky mjet është vendosur në hyrje të Qendrës për Shërbime të Biznesit i cili mund të konsiderohet si sulm i dyfishtë: ndaj institucionit si dhe ndaj bizneseve.

Përveç cenimit të lirisë dhe të drejtave të punëtorëve të Ministrisë së Tregtisë, gjithashtu ky paraqet një sulm të institucioneve dhe shtetit të Republikës së Kosovës.

MTI dënon thellë këtë akt dhe mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)