03 Maj 2024

Sulmohet fizikisht anëtarja e Vetëvendosje, Nazlie Bala

Prishtinë, 27 mars - Është sulmuar fizikisht mbrëmë kryetarja e Sekretaritatit të Gruas në lëvizjen Vetëvendosje, Nazlije Balaj.

Sulmi ka ndodhur në hyrje të banesës së saj, në Prishtinë. Ajo ndodhet aktualisht në QKUK pas më parë ka  ishte në stacionin policor për të dhënë deklarata për atë që i ka ndodhur.

“Sot, e mërkurë, 27 mars 2013 rreth orës 20:35 aktivisten Nazlie Bala e kanë sulmuar fizikisht në hyrjen e banesës së saj, duke e pasuar sulmin me kërcënimin \'dije se kemi me të vra..\'.  Ky sulm vjen pas marrjes së letrës kërcënuese me 20 mars 2013, ku aktivistes Bala i kërcënohej jeta nëse vazhdonte të mbronte \'turpin\'.

Siç dhe e kemi thënë më herët këto sulme janë të lidhura me inisiativën e kohëve të fundit për amandamentimin e Ligjit për veteranët, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, kur për herë të parë synohet të vendosen si kategori e viktimës së luftës dhe personat e dhunuar seksualisht. “, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

Sipas kësaj partie, gjuha e ashpër kundërshtuese e disa deputetëve të PDK-së ndaj kësaj nisme ligjore, ka shkaktuar kërcënimin dhe dhunën fizike ndaj Drejtueses së Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Bala dhe kërcënimet edhe ndaj drejtueses së emisionit Kërkim në RTK.  Vetëvendosja e mban përgjegjës kryeministrin Thaci.

”Nisur nga sa më sipër, dhe pavarësisht deklarimeve formale se e dënojnë aktin e kërcënimit, ne mbajmë përgjegjës për çfarë po ndodh Kryeministrin Hashim Thaçi dhe deputetët në fjalë.

Këto kërcënime dhe akte të dhunshme kurrsesi nuk do të na ndalin në rrugën tonë për vendosjen e drejtësisë lidhur me gratë, burrat dhe fëmijët e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.”, thuhet në fund të njoftimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)