27 Prill 2024

Sulmohen shqiptarët në veri të Mitrovicës, tre të lënduar

Mitrovicë, 28 shtator - Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar rreth orës 11:00, nga një grup ekstremistësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve.

Bëhet e ditur se nga sulmi me armë zjarri tre shqiptarë janë lënduar, ndërsa për tre të tjerë nuk dihet as ku janë.

Në fakt, kanë qenë rreth shtatë ekstremistë serbë, të cilët të maskuar me tri vetura dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj shqiptarëve që ishin duke punuar në kuadër të një projekti të USAID-it për pastrimin e lumit Ibër.

Si pasojë e kësaj, tre qytetarë shqiptarë janë lënduar dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, kurse për tëre të tjerë ende nuk dihet se ku janë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)