27 Prill 2024

Sulmohen me gurë dy automjete të KFOR-it në veri

Mitrovicë, 31 tetor - Dy automjete të KFOR-it janë sulmuar  me gurë të dielën mbrëma nga një grup i paidentifikuar në veri të Mitrovicës.

Bëhet e ditur se dy automjetet zyrtare të KFOR-it, kanë pësuar dëmtime si thyerje të xhamave, ndërsa ishin sulmuar me gurë nga një grup prej 5-6 personash, të moshës rreth 15-16 vjeç.

“Rasti është raportuar në veri të Mitrovicës, ndërsa patrulla policore e Mitrovicës thekson se bëhej fjalë për dëmtim të dy automjeteve zyrtare të MSU të KFOR-it Austriak.

Veç dëmeve materiale të regjistruara, nuk është raportuar për të plagosur.

Rasti i sulmit me gurë është regjistruar në stacionin policor në veri të Mitrovicës, ndërsa pas kontaktit me prokurorin publik të Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, rasti është kualifikuar si vepër penale “rrezikim i personave në mbrojtje ndërkombëtare”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)