05 Maj 2024

Sulmohen helikopterët e KFOR-it në veri të Kosovës

Prishtinë, 27 korrik - Dy helikopterë të KFOR-it, të kontingjentit kroat, janë sulmuar sot me armë zjarri në pjesën veriore të Kosovës, duke cituar deklaratat e Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë dhe të KFOR-it.

Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i për mediat kroate, ku siç thuhet se helikopterët transportues Mi171, janë gjuajtur me armë zjarri këmbësorie. Gazeta “Jutarnji List” raportoi se serbët kanë shtënë në drejtim të helikopterëve të KFOR-it.

Sulmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, Goran Groshiniç, i cili ka deklaruar se është hapur zjarr nga toka, por ekipuazhi i helikopterëve nuk ka vënë re të shtënat, për shkak të zhurmës së fluturimit.
 
Zëdhënësi i Ministrisë kroate ka theksuar se helikopterët kanë kryer detyrën në kuadër të misionit gjerman të KFOR-it dhe në asnjë rast, nuk kanë dalë nga kuadri i misionit të tyre, në kuadër të trupave të NATO-s në Kosovë.

Edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka konfirmuar sulmin ndaj helikopterëve.

“Apeloj tek të gjithë që të mos pengojnë punën e KFOR-it. Nuk e them këtë pa arsye, sepse është shtënë ndaj helikopterit të KFOR-it”, deklaroi Byhler, duke mos dhënë detaje mbi sulmin.

Në Kosovë janë të pranishëm 20 pjesëtarë të forcave të armatosura kroate dhe dy helikopter transportues Mi171, që shërbejnë për transportin e trupave ushtarake. Trupat ushtarake kroate gjenden në Kosovë nga shtatori i vitit 2009. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)