15 Maj 2024

Suedia do të vazhdoj të mbështes edhe në të ardhmen FSK-në

Prishtinë, 18 shtator - Sot, ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, pritën në  takime të veçanta shefin e Shtabit të Ushtrisë së Suedisë, gjeneralmajor Anders Brannstron, i cili shoqërohej nga kolonel  Mikael Christoffersson,  nënkolonel  Curt-Ove Jakobsson dhe major Mikael Wendt.

Me këtë rast, ministri Çeku dhe komandanti Kastrati, e kanë njoftuar, Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Suedisë, gjeneralmajorin Brannstron, për të arriturat e FSK-së, për plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, për trajnimet dhe profesionalizimin e FSK-së, si dhe për  procesin e Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim ishin të pranishëm;  gjeneralbrigade  Imri Iljazi Shef i departamentit të Operatives dhe Trajnimeve,  Haxhi Shala, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane dhe nënkolonel Hasan Hoxha nga  Departamenti për Siguri dhe Bashkëpunim.

Qëllimi i kësaj vizite është vazhdimi i bashkëpunimit në fushat, që janë me interes të përbashkëta,  në mes të dy ministrive; Ministrisë së Mbrojtjes së Suedisë dhe të Ministrisë së FSK-së dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Komandanti i FSK-ës gjenerallejtënant Kadri Kastrati  ka vlerësuar lartë nivelin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe ka theksuar nevojën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, duke theksuar  se  pret edhe në të ardhmen ndihmën e gjithanshme të Suedisë për Kosovën dhe FSK-në.

Me këtë rast ai përmendi  bashkëpunimin  e mirë  në fushën e deminimit në mes të ushtrisë së Suedisë dhe FSK-së në parkun e Gërmisë, ku ushtria suedeze ka ndihmuar me makineri të rëndë në eliminimin e rrënojave të mbetura.

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Ushtrisë së Suedisë, gjeneralmajor Anders Brannstron falënderoi ministrin e FSK-së,  Agim Çekun dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, për pritjen dhe për bashkëpunimin e dyanshëm.

Ai po ashtu ritheksoi se Suedia dhe Ushtria e saj, do të vazhdojnë të mbështesin edhe në të ardhmen Kosovën dhe FSK-në.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)