02 Maj 2024

Strukturat paralele tentojnë pengimin e rindërtimit të shtëpive

Mitrovicë, 22 nëntor - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kërkon nga strukturat e sigurisë që të jenë më vigjilente gjatë këtyre ditëve në veri, për shkak sepse situata është shumë e tensionuar dhe shumë lehtë mund edhe të eskalojë në masa të dhunshme.

Këtë kërkesë ai e shtroi të enjten në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit të Sigurisë, të thirrur me qëllim të koordinimit të veprimeve me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës.

Kryetari Kastrati, tha se KFOR-i,EULEX-i Policia e Kosovës duhet ti shtojnë edhe më tepër numrin e tyre atje sepse  situate eshte shume e tensionuar dhe shume lehtë edhe mund të eskalojë “Kërkoj nga strukturat e sigurisë, si KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës që të shtojnë masat e sigurisë në mënyrë që të parandalohen incidentet dhe situata të mbahet nën kontroll”.

Ai po ashttu tha se i dënon aktet e dhunshme që kanë ndodhur në veri të cilat po organizohen nga strukturat paralele serbe.Gjithashtu u kërkua nga organet e sigurisë që të gjitha ata që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të sillen para  drejtësisë.

 Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se serbët me çdo kusht po tentojnë të eskalojnë situatën por fatmirësisht pala shqiptare ka arritur të ruajë qetësinë dhe nuk ka rënë pre e provokimeve të ekstremistëve.

“Nga organet e sigurisë ka kërkuar që punëtorëve të cilët punojnë në rindërtimin e shtepive të i’u krijojet siguri sepse sot  një punëtor është  lënduar me gurë nga ektremistët serb ”

Ai po  ashtu  tha  se shtëpite qe po rindertohen ne  veri,  po i’u rindertohen  banorëve të cilët kanë  banuar atje por  që në kohe të luftës janë  djegur shtepitë  nga serbet.

Asnjë shtëpi nuk po ndërtohet  për banorët të cilët  nuk  janë banorë të pjesës veriore tha Bala.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)