04 Maj 2024

Sparks: Edhe 1800 të zhdukur në Kosovë

Prishtinë, 26 prill - Në një deklaratë për media ushtruesi i detyrës së shefit të misionit, te EULEX-it Andy Sparks, me rastin e Ditës për të Pagjeturit në Kosovë më 27 prill ka bërë të ditur së ende janë rreth 1800 persona të pagjetur nga konflikti i Kosovës.

Kjo sipas tij është arsyeja pse EULEX-i i ndihmon Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës në përpjekjet  e tyre intensive për përcaktimin e fatit të të pagjeturve.

Përveç kësaj, EULEX/DML bashkërendohet intensivisht me shoqatat e familjeve, familjet dhe me disa aktorë të tjerë. Gjatë kryerjes së kësaj pune, EULEX-i po ashtu mban kontakt me autoritetet serbe.
 
\"10 vjet pasi këto ngjarje tragjike morën aq shumë jetë njerëzish, EULEX-i dhe DML-ja vazhdojnë t’i gjejnë mbetjet e tyre. Prej kohës kur EULEX-i ka filluar të punojë me Ministrinë e Drejtësisë deri më tani janë gjetur, identifikuar dhe u janë kthyer familjeve mbi 220 mbetje njerëzore.\" ka theksuar Sparks.

Ky sipas tij është rezultat i kërkimeve intensive dhe dy sezoneve të punës në terren, duke i llogaritur mbi 260 operacione në terren. Mijëra dokumente janë shqyrtuar dhe më shumë se 1300 mostra të eshtrave janë dërguar për analizë të ADN-së.
 
Ai ka deklaruar me tutje se \"Këtë vit kemi filluar ta bëjmë aftësimin e njësive të DML-së lidhur me zhvarrosjen dhe hetimin e rasteve të identifikuara gabimisht.\"

\"Përveç kësaj, mjekët e EULEX-it vazhdojnë t’i mentorojnë dhe monitorojnë mjekët ligjorë vendas që të zhvillohet një departament bashkëkohor i mjekësisë ligjore\", ka pohuar Sparks.

E tërë kjo punë sipas tij po bëhet me qëllim që të zhvillohen kapacitet vendore në mënyrë të qëndrueshme, ashtu që Ministrija e Drejtësisë të jetë në gjendje ta vazhdojë këtë punë në të ardhmen në mënyrë shumë profesionale.
 
Në ndërkohë EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë Departamentin e Mjekësisë Ligjore në përpjekjet e tij për përcaktimin e fatit të atyre që ende janë të pagjetur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)