05 Maj 2024

Sparkes: Bllokadat rrugore janë të kundërligjshme

Prishtinë, 13 tetor  - Edhe Misioni Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka njoftuar se me mbështetjen e trupave të KFOR-it, ka ndërmarrë veprime në mbështetje të sundimit të ligjit dhe të rifunksionalizimit të rrugëve të autorizuara afër Jarinës në pjesën veriore të Kosovës, duke mbyllur rrugët e paautorizuara në këtë pjesë.

Në një deklaratë të këtij misioni, thuhet se ushtruesi i detyrës së EULEX-it, Andy Sparkes, ka thënë qe “rrugët e paautorizuara anashkalojnë kontrollet legjitime, ndërsa bllokadat rrugore janë të kundërligjshme dhe nuk i ndihmojnë askujt".

"Është me rëndësi që situata në pjesën veriore të Kosovës t` kthehet normalitetit sa më shpejtë që është e mundur, për të mirën e secilit” ka theksuar Sparkers.

Më herët gjatë ditës, KFOR-i zhvilloi një operacion me kërkesë të EULEX-it “për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit illegal të rrugës anësore rreth portës zyrtare dhe të ndalojë kontrabandën”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)