04 Maj 2024

Spanja konfiskon 4.1 ton kokainë me vlerë 329 milion dollar

Madrid, 7 shkurt - Policia e Spanjës ka bllokuar një sasi rekord të kokainës. Bëhet fjalë për një sasi prej 4.1 ton me vlerë 329 milionë dollarë që ishte e destinuar për t’u shpërndarë në Spanjë dhe Evropë.

Kjo është sasi më e madhe që është kapur ndonjë herë në Spanjë, raporton AFP. Kokaina u gjet në një depo pranë një shtëpie në Elche.

Droga ishte futur në një kontenier me lopë që kishte mbërritur nga Kolumbia dhe që ishte marrë nga një firmë për prodhimin e këpucëve.

Kokaina është ndarë në mijëra pako me nga 1 kg secila, e cila është e mjaftueshme për rreth 82 milionë doza.

Policia ka arrestuar tre spanjollë, përfshirë njërin i cili mendohet se është lideri i rrjetit të trafikimit të drogës.

Gjatë kontrollit në 16 shtëpi, biznese dhe depo që u përkisnin të dyshuarve janë gjetur dy shatganë, një pushkë gjuetie, një arkë me municione, tre hanxharë, dy kompjuter dhe gjashtë makina luksi si edhe 6 755 euro kesh.

Kjo është një prej sasive më të mëdha të kokainës që policia ka sekuestruar që prej vitit 2001 kur kapi 4.4 ton kokainë.

Ndërsa në vitin 2006 ajo sekuestroi një sasi prej tre ton. Spanja ka marrëdhënie të afërta me ish-kolonitë e saj në Amerikën Latine, që janë një nga prodhueset më të mëdha të kokainës në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)