19 Maj 2024

Sot vendoset nëse Ivanoviq do të mbrohet në liri

Mitroivicë, 26 shkurt - Gjykata Themelore e Mitrovicës e përbërë nga një kolegj gjyqësor i EULEX, sot do të marrë vendim nëse Oliver Ivanoviq do të mbrohet në liri apo do të mbahet në paraburgim.

Për liderin e Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia\" ishte dhënë një muaj paraburgim nga prokurorët ndërkombëtar, ndërkohë sot skadon afati njëmujor i paraburgimit.

Ivanovic u arrestua me 27 janar, me dyshimin për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1999-2000.

Ivanoviq ishte gjithashtu kandidat për kryetar të Mitrovicës së veriut në zgjedhjet e mbajtura në datën 23 shkurt, por u rendit i dyti në rezultare.

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakic, përmes një letre drejtuar pranisë ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësuesit të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së, EULEX-it dhe KFOR-it ka kërkuar lirimin e Oliver Ivanoviq nga paraburgimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)